image Zelensky mohon përgjegjësinë për sulmin me dron: Ne nuk sulmojmë Putinin apo Moskën

Botë

Zelensky mohon përgjegjësinë për sulmin me dron: Ne nuk sulmojmë Putinin apo Moskën

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i është përgjigjur akuzave ruse se Ukraina qëndron pas një sulmi me dron në Kremlin, i cili supozohet të ketë qenë një përpjekje për të vrarë Vladimir Putin.

Në një konferencë për shtyp në Helsinki, ku ai po viziton presidentin Sauli Niinistö, ai tha: “Ne nuk sulmojmë Putinin, apo Moskën, ne luftojmë në territorin tonë”.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-të nuk mund të konfirmojnë raportet ruse se Ukraina ka shënjestruar Vladimir Putinin me një sulm me dron në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Blinken tha se lufta është tashmë një disfatë strategjike për Rusinë dhe SHBA-ja ka besim se Ukraina do të rifitojë më shumë nga toka e saj në çdo kundërsulm.

/GazetaSinjali/