Me vdekjen e presidentit rus Vladimir Putin, lufta në Ukrainë do të përfundonte. Këtë ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i intervistuar nga gazetari amerikan David Letterman.
“Le të supozojmë se Putini ftohet keq dhe vdes, apo nëse ai aksidentalisht bie nga dritarja dhe vdes. A do të vazhdojë lufta?” pyet gazetari presidnetin ukrainas gjatë intervistës.
“Jo”, përgjigjet Zelensky në mënyrë të prerë. “Nuk do të kishte luftë, jo.”
Ndërkohë presidenti ukrainas u bëri thirrje vendeve të G7 që të furnizojnë me më shumë armë Ukrainën gjatë fjalimit të tij në distancë në takimin e Shtatë në formatin virtual, transmeton a2news.
“Vetëm falë mbështetjes suaj që vendi im ekziston ende këtu dhe populli ukrainas ekziston ende”, tha ndër të tjera Zelensky, i cili në një fjalim të shkurtër gjatë takimit të G7 përmes falënderoi të gjithë liderët për kontributin e vendeve të tyre në mbrojtjen e Kievit.