image Lufta Izrael-Hamas, Putin akuza SHBA-së: Dështoi në zgjidhjen e konfliktit

Botë

Lufta Izrael-Hamas, Putin akuza SHBA-së: Dështoi në zgjidhjen e konfliktit

news image

Vladimir Putin ka komentuar përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe Hamasit, duke fajësuar SHBA-në për dështimin për të ndjekur një zgjidhje.

Reuters raporton se Putin tha se konflikti nuk mund të zgjidhej pa adresuar çështje të tilla si krijimi i një shteti palestinez.

Ai akuzoi SHBA-në të mërkurën për anashkalimin e një procesi të vendosur të zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez dhe për përpjekjen për të marrë gjërat në duart e veta pa zgjidhur çështjet themelore.

“Një pjesë e tokave që palestinezët i konsiderojnë dhe i kanë konsideruar gjithmonë si pjesë të tokave origjinale palestineze janë të pushtuara nga Izraeli në periudha të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Kryesisht, sigurisht, me ndihmën e forcës ushtarake”, citon Tass të ketë thënë Putin.

Më herët, sekretari i shtypit i Putinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve: “Ne mbajmë kontaktet tona me palët në konflikt”, duke shtuar se Rusia “vazhdon të analizojë me kujdes situatën” dhe se “ruan pozicionin e saj si një vend që ka potencialin për të marrin pjesë në proceset e zgjidhjes”.

/GazetaSinjali/