image Zelensky falënderon Biden për ndalimin e importit të naftës dhe gazit rus

Botë

Zelensky falënderon Biden për ndalimin e importit të naftës dhe gazit rus

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për ndalimin e importeve të naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në ShBA.

“Faleminderit ShBA për goditjen në zemër të makinës luftarake të Putinit, ndalimin e naftës, gazit dhe qymyrit nga tregu amerikan”, shkroi Zelensky në Twitter.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori vendim të martën për të ndaluar importet e naftës ruse, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Përkundër frikës për rritje të çmimeve të gazit, vendimi i tij është mbështetur paraprakisht nga politikanët tjerë në ShBA.

/GazetaSinjali/