Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka pritur presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili e ka vizituar sot Ukrainën.
Kjo është vizita e tij e parë në këtë vend, që nga pushtimi i Rusisë, pothuajse një vit më parë.
“Mirë se vini në Kiev presidenti Joe Biden! Vizita juaj është një dëshmi jashtëzakonisht e madhe e mbështetjes tuaj për të gjithë ukrainasit”, ka shkruar Zelensky në Facebook.