image Zelensky: Do të jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime me Moskën

Botë

Zelensky: Do të jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime me Moskën

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për negociata me Moskën dhe do të kërkojë çdo mënyrë për t’i dhënë fund luftës.

Këtë Zelensky e bëri të ditur pas takimit me kancelarin austriak, Karl Nehammer.

Gjatë ditës së sotme, kancelari Nehammer udhëtoi në Kiev për tu takuar me presidentin ukrainas.

“Austria na ka mbështetur në rezistencën ndaj agresionit rus. Vizita e kancelarit federal Karl Nehammer në Kiev është një manifestim i rëndësishëm i solidaritetit me popullin ukrainas”, tha Zelensky.

Nehammer do të vizitojë gjithashtu qytetin e Bucha, që ka qenë qendra e akuzave për krime lufte ruse pas tërheqjes së ushtrisë nga veriu i vendit. 

Ai do të takohet gjithashtu me kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko dhe kryeministrin e vendit.

/GazetaSinjali/