Kjo do të jetë hera e dytë në dy javë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i drejtohet Kongresit Amerikan.
Megjithatë, ndryshe nga paraqitja e tij e parë, ky është një fjalim publik (virtual) – një tregues se audienca është populli amerikan po aq sa janë ligjvënësit amerikanë.
Sondazhet e opinionit publik tregojnë se amerikanët tashmë e mbështesin me gjithë zemër luftën e Ukrainës, shkruan BBC.
Kërkesa e fundit të Zelensky është një zonë ndalim-fluturimi dhe avionë luftarakë të furnizuar nga NATO.
Administrata Biden dhe shumica e ligjvënësve, duket se nuk duan të ndërmarrin një hap të tillë, kështu që Zelensky ka nevojë që populli amerikan të kërkojë veprim.
Një veprim i tillë mbetet shumë i dyshimtë, por Kongresi dhe presidenti janë treguar më shumë se të gatshëm të shpenzojnë miliarda për të ndihmuar Ukrainën nga larg dhe po ashtu vazhdojnë të vënë presionin ekonomik mbi Rusinë.
Politikanët amerikanë në të gjithë spektrin ideologjik kanë treguar unitet të jashtëzakonshëm për këtë dhe fjalimi i Zelensky, të paktën, duhet të ndihmojë që kjo përkrahje amerikane të mbetet e fortë.