image Ish-ambasadori amerikan serbëve: Vetë e keni zgjedhur Vuçiqin, askush nuk ua solli

Botë

Ish-ambasadori amerikan serbëve: Vetë e keni zgjedhur Vuçiqin, askush nuk ua solli

news image

Cameron Manter, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka thënë të enjten se “askush s’e ka sjellë në pushtet Aleksandër Vuçiqin, përpos popullit serb”.

Kështu, në rastin e 10 vjetorit të fitores së parë të Vuçiqit në Serbi është shtuar diskursi që “ambasadat perëndimore ia mundësuan fitoren Vuçiqit”.

Një pretendim i tillë për ish-ambasadorin amerikan është veç justifikim për ta arsyetuar mos reformimin e sistemit të drejtësisë si dhe mos anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).

Serbët preferojnë të votojnë për ata që e kanë tashmë në pushtet”, ka thënë Manter, raporton Danas.

Ju merrni qeverinë që meritoni, askush nuk vendos në emrin tuaj”, ka shtuar ai.

Po ashtu ka shtuar se ka besim që populli serb do të përcaktohet qartë për integrim në Bashkimin Evropian.

Një dekadë më parë, Aleksandër Vuçiq i kishte fituar zgjedhjet në Serbi,

Për gjatë kësaj kohe ka qenë kryeministër e më pas president, pozitën të cilën vazhdon ta mbajë.

Por Serbinë e Vuçiqit raportet e nxjerrin në një nivel ku demokracia nuk është e plotë.

Qasja ndaj opozitës, cenzurimi i mediave si dhe ndërhyrja në sistemin e drejtësisë, janë kritikat më të mëdha që aktivistët e demokracisë në Serbi dhe perëndim ia paraqesin Vuçiqit.

/GazetaSinjali/