image Donte të takonte Papën, turisti amerikan dëmton skulpturat në Vatikan

Evropë

Donte të takonte Papën, turisti amerikan dëmton skulpturat në Vatikan

news image

Policia e Romës ndaloi një 50-vjeçar amerikan me origjinë egjiptiane, i cili hodhi në tokë dhe dëmtoi dy skulptura brenda Muzeut të Vatikanit.

Bëhet fjalë për dy buste antike të vendosura në dy rafte brenda Galerisë Chiaramonti.

Turisti është dërguar në polici për t’u marrë në pyetje, teksa dy bustet u dërguan në laboratorët e Vatikanit për t’iu nënshtruar restaurimit.

Mediat italiane raportojnë se turisti, dukshëm i shqetësuar, tha se donte të fliste me Papën. Pasi u përpoq të arratisej, ai u bllokua nga xhandarmëria e Vatikanit, ndërsa Inspektorati i Vatikanit ndërhyri më vonë.

/GazetaSinjali/