Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës, ka publikuar një video teksa ka folur për vizitat që i kishte në Evropë, përfshirë edhe atë në Athinë ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Zelensky përmendi që kishte takime me liderët e shteteve pjesëmarrëse, pos me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si shtet, përkundër se ka pasur zërave muajve të fundit se një gjë e tillë po shqyrtohet.
Megjithatë, kreu ukrainas nuk gjeti vend ta përmend Kosovën përkundër se Kosova ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, si dhe ka dhënë mbështetje për Ukrainën.
”Katër vizita. Suedia, Holanda, Danimarka, Greqia. Samiti Ukrainë-Ballkan. Bisedime me krerët e Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Komisionit Evropian. Ne kthehemi në shtëpi me mbështetje të re politike dhe marrëveshje që e bëjnë Ukrainën më të fortë”, ka thënë ai në Tëitter.
Gjatë qëndrimit në Athinë ka ndodhur vetëm një përshendetje e shkurtër në mes Kurtit dhe Zelenskyt, pa pasur ndonjë takim.
Four visits. Sweden, the Netherlands, Denmark, Greece. The Ukraine-Balkans Summit. Talks with leaders of Bulgaria, Serbia, Croatia, Montenegro, North Macedonia, Moldova, the European Commission. We return home with new political support and agreements that make Ukraine stronger. pic.twitter.com/M5E7iQMK1r
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 22, 2023