image Zelensky deklarohet pas takimit me Blinken dhe Austin

Botë

Zelensky deklarohet pas takimit me Blinken dhe Austin

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur në lidhje për vizitën e zyrtarëve amerikanë në Kiev, duke thënë se në këtë moment për shtetin ukrainas është e vlefshme dhe e rëndësishme.

Zelensky gjatë ditës së djeshme është takuar me sekretarin e Shtetit Amerikan, Anthony Blinken dhe ministrin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Vizita e delegacionit të zyrtarëve të lartë amerikanë në Kiev në këtë moment përgjegjës për shtetin ukrainas është shumë e vlefshme dhe e rëndësishme. U diskutua me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken dhe Ministrin e Mbrojtjes Lloyd Austin për ndihmën e mbrojtjes, forcimin e politikës së sanksioneve kundër Rusisë, mbështetjen financiare të Ukrainës dhe garancinë e sigurisë”, tha ai.

/GazetaSinjali/