image Zelensky alarmon botën: Përgatituni, Putin mund të përdorë armë bërthamore

Botë

Zelensky alarmon botën: Përgatituni, Putin mund të përdorë armë bërthamore

news image

Në një intervistë të fundit për CNN, presidenti Volodymyr Zelensky është shprehur se bota duhet të përgatitet për mundësinë që Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore në luftën ndaj Ukrainës.

“Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha shtet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë, por edhe mund të jetë. Kjo nuk është një çështje vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën. Ata mund të përdorin armë kimike, pasi për ata jeta e njerëzve nuk është asgjë. Kjo është arsyeja”.

“Duke pasur parasysh dëshpërimin e Putin dhe udhëheqjes ruse, duke pasur parasysh pengesat me të cilat ata janë përballur ushtarakisht deri tani, askush prej nesh nuk mund t’i marrë lehtë kërcënimet me armë bërthamore taktike”, tha Zelensky për CNN.

/GazetaSinjali/