Zelanda e Re dhe Irani kanë mbyllur ndeshjen e dytë të Grupit G me barazim 2-2, në një duel të fortë dhe me tempo të lartë gjatë gjithë 90 minutave.
Skuadra e Zelandës së Re arriti të kalojë dy herë në avantazh, me Just që u shqua si protagonist duke realizuar të dy golat për ekipin e tij. Megjithatë, Irani reagoi shpejt dhe nuk lejoi shkëputje në rezultat.
Për iranianët shënuan Rezaeian dhe Mohebi, të cilët rikthyen ekuilibrin dhe i siguruan ekipit të tyre një pikë të rëndësishme në këtë përballje.
Pas këtij rezultati, grupi mbetet plotësisht i hapur, pasi të gjitha skuadrat e Grupit G kanë tashmë nga një pikë secila.
Kjo vjen edhe pas barazimit në ndeshjen tjetër të grupit mes Belgjikës dhe Egjiptit, duke e bërë garën për kualifikim mjaft të barabartë që në fillim të turneut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!