image Zëdhënësja e LDK-së: Bashkë me zyrtarët policorë duhet të shkojë edhe Sveçla

Politikë

Zëdhënësja e LDK-së: Bashkë me zyrtarët policorë duhet të shkojë edhe Sveçla

news image

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kjo kërkesë e Halimit vjen pas njoftimit nga vetë ministri Sveçla për suspendimin e zyrtarëve policorë që nuk i kryen detyrat, zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për 35-vjeçaren e vrarë në oborrin e QKUK-së.

“Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër”, ka shkruar Halimi në ‘Facebook’

Sipas Halimit, shteti dështoi ta mbrojë gruan që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, pasi e njëjta ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor.

“Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”, shkroi Halimi.

Postimi i plotë:

Zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkoj deri në fund

Është padyshim lajm i mirë suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton. Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër.

Gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor. Pra, ishte nën përkujdesjen e shtetit që dështoi ta mbronte atë. Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij.

https://www.facebook.com/SibelHalimiOfficial/posts/207016631701918

/GazetaSinjali/