image Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë bën homazhe në Prekaz, takohet me Rifat Jasharin

Politikë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë bën homazhe në Prekaz, takohet me Rifat Jasharin

news image

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai sot gjatë ditës ka bërë homazhe në Prekaz, ku nderoi të rënët e familjes Jashari.

Karalogu u prit në kullën e Jasharajve nga Baca Rifat.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla teksa tha se “nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë”.

“Kisha nderin të shoqëroj sot për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz Zëvëndësministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu. Me këtë rast, për vizitë në kullën e Jasharajve na mirëpriti edhe Baca Rifat Jashari.

Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë.

Falënderoj Zëvëndësministrin Karaloglu për vizitën në Republikën e Kosovës e veçanërisht për vizitën në Prekaz. Në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”, thuhet në postimin e tij.

/GazetaSinjali/