image Zëdhënësi i VV-së komenton raportimet e mediave sllovene për ambasadorin Berishaj

Politikë

Zëdhënësi i VV-së komenton raportimet e mediave sllovene për ambasadorin Berishaj

news image

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka shkruar për rastin e raportimit të mediave sllovene në lidhje me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se ka transferuar një shumë të parave te një kompani private në Mal të Zi.

Sipas Manxhukës asnjë medium serioz në Slloveni nuk e ka cituar publikimin e storjes ku bëhet fjalë për Ambasadorin Martin Berishaj, përveç mediumit “TV Planet” që sipas tij ka afërsi me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Aktualisht në të gjitha matjet prin Golob, madje me këtë lidhet i gjithë sikleti i kinse aferës. Një fakt edhe më interesant bëhet që pothuajse asnjë medium serioz nuk e ka cituar publikimin e asaj ‘afere’ pos TV Planet me pronar hungarez, për të cilin në Slloveni flitet për afërsinë e tij me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban“, ka shkruar Manxhuka.

Më tej, zëdhënësi i LVV-së, ka kujtuar kohën kur një medium slloven kishte nxjerrë një dokument të idesë që sipas Manxhukës, parashihej ndarja e Kosovës, duke thënë se “aty theksohej iniciativa e Janshës në këtë drejtim”.

Portali slloven ‘Necenzurirano’ nxori dokumentin e idesë së të ashtuquajturit ‘Shkëmbim Territorial’ apo ndarjes së Kosovës ku theksohej iniciativa e Janshës në këtë drejtim në ndihmë të liderëve e ish-liderëve të Kosovës e Serbisë“, ka shkruar Manxhuka.

Sipas zëdhënësit të LVV-së, GEN dhe GENEX janë dy kompani të ndryshme, nga dy shtete të ndryshme.

Po ashtu, kompania GEN-I sllovene që ka përfaqësi në gjithë Evropën nuk ka asnjë lidhje me kompaninë serbe GENEX“, ka shkruar ai.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven.

Edhe presidentja Osmani ka përkrahur ambasadorin Berishaj, i cili ka mohuar raportimet e mediave sllovene se ai është i përfshirë në këtë skandal.

Të enjten mediumi slloven “TV Planet” raportoi për skandalin financiar, ku sipas tyre ishte i përfshirë edhe ambasadori kosovar.

/GazetaSinjali/