image Zëdhënësi i qeverisë pasi lexoi dështimet e renditura nga PDK-ja: S'kishte pika në fund, kishte gabime teknike e interpretime

Kosovë

Politikë/ Zëdhënësi i qeverisë pasi lexoi dështimet e renditura nga PDK-ja: S’kishte pika në fund, kishte gabime teknike e interpretime

news image

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, është parë duke lexuar pllakën e vendosur nga PDK-ja, “Qeveria Kurti, 100 dështime për 100 ditë”.

“Janë dy përfundime që unë i nxjerr nga këto rreshta: Asnjëra nuk kishte pikë në fund dhe e dyta kishte gabime teknike dhe kjo flet për interesimin që ata kanë për një opozitarizëm konstruktiv”, ka thënë Kryeziu në Info Magazine në Klan Kosova.

Kryeziu vlerëson që shumica janë “interpretime” të PDK-së, të cilat sipas tij nuk ishin faktike.

“Aty kritikohej ministri Bislimi që kinse ka thënë që ka rritje të punësimit dhe ulje të papunësisë në kohë pandemie. Ka qenë një keqinterpretim i qëllimshëm, pasi edhe vet ministri e ka sqaruar edhe vet këtë deklaratë të tij”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/