image Zëdhënësi i qeverisë gjermane: Sulmet ndaj xhamive, sjellje të neveritshme

Botë

Reagim/ Zëdhënësi i qeverisë gjermane: Sulmet ndaj xhamive, sjellje të neveritshme

news image

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert ka deklaruar se sulmet ndaj xhamive dhe kërcënimet me bomba janë sjellje të neveritshme-.

Në një konferencë për media sot në Berlin, në pyetjen e gazetarit të AA-së, Seibert ka bërë një vlerësim lidhur me 5 kërcënimet me bombë në tri ditët e fundit në rajonin Nordrhein-Westfalen.

“Këto janë sjellje të neveritshme” të cilin ai e ka bërë më parë lidhur me kërcënimet me bombë ndaj institucioneve muslimane. Ai tha se si qeveri gjermane janë të përkushtuar për qëllimin që të mundësojë për këdo që dëshiron të praktikojë fenë e tij në kuadër të rregullave ligjore në vend.

Po ashtu edhe Steve Alter, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermani i cili ka qenë i pranishëm në takim, në pyetjen se çfarë masash mund të merren për uljen e shqetësimeve të muslimanëve, tha se për ngjarjet në fjalë është në dijeni nga media dhe se çështja është vlerësuar dhe procesuar nga autoritetet e rajoneve përkatëse.

“Çështje të tilla shtrohen në rend dite në mënyrë serioze dhe të kujdesshme në institucionet e Ministrisë së Brendshme”, tha Alter duke shtuar më tej se në konferencën e fundit të ministrave të Brendshëm ku morën pjesë ministrat e Brendshëm të të gjithë landeve u diskutua më mënyrë intensive mbrojtja e institucioneve hebreje.

Gjatë tri ditëve të fundit në rajonin Nordrhein-Westfalen janë dhënë njoftime për bombë nëpërmjet postës elektronike ndaj 5 xhamive në qytetet Essen, Hagen, Unna, Bielefeld dhe Aachen, ndërkohë që janë thyer edhe xhamat e xhamisë Brühl, ndërtimi i së cilës është në vazhdim.