image Reagon Berisha: Gazetarët u sulmuan e u keqtrajtuan sepse paraqitën sulmet kriminale të bandave

Politikë

Reagon Berisha: Gazetarët u sulmuan e u keqtrajtuan sepse paraqitën sulmet kriminale të bandave

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend pas tensioneve të krijuara në veri, ku foli për sulmet ndaj ekipeve të mediave të Kosovës e Shqipërisë të cilat po kryenin punën e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha tha se këto ekipe u sulmuan, u goditën dhe u keqtrajtuan sepse me raportimet dhe filmimet e tyre paraqitën sulmet kriminale të bandave kundër policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it.

“Përveç kësaj, filmimet e tyre bënë të mundur identifikimin në këto sulme, anëtarët e bandës famëkeqe të Belivukut, kriminelit të lidhur me Alksandër Vuçiç, banda e të cilit vriste dhe bluante njerëz në brigjet e Danubit. Këta banditë kanë përdorur kundër  gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinj dhe eksplozivë”

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet kriminale dhe banditeske nga banditë serb lokal dhe të ardhur nga Beogradi, ndaj gazetarëve dhe ekipeve të mediave në veri të Kosovës dhe ju bëjë thirrje policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it të garantojnë jetën dhe veprimtarinë e gazetarëve në veriun e Kosovës”, shkroi ai.

Reagimi i Berishës

Banditë serb godasin mediat në veri të Kosovës. Të dashur miq, pas ushtarëve të KFOR-it, objekt sulmesh kryesor këto ditë kanë qenë gazetarët, kameramanët dhe automjetet e ekipeve të mediave të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera që përmbushnin detyrën e tyre të informimit.

Ato u sulmuan, goditën dhe u keqtrajtuan sepse me raportimet dhe filmimet e tyre paraqitën sulmet kriminale të këtyre bandave kundër policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it.

Përveç kësaj, filmimet e tyre bënë të mundur identifikimin në këto sulme, anëtarët e bandës famëkeqe të Belivukut, kriminelit të lidhur me Alksandër Vuçiç, banda e të cilit vriste dhe bluante njerëz në brigjet e Danubit.

Këta banditë kanë përdorur kundër  gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinj dhe eksplozivë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet kriminale dhe banditeske nga banditë serb lokal dhe të ardhur nga Beogradi, ndaj gazetarëve dhe ekipeve të mediave në veri të Kosovës dhe ju bëjë thirrje policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it të garantojnë jetën dhe veprimtarinë e gazetarëve në veriun e Kosovës.

/GazetaSinjali/