image Zëdhënësi i qeverisë: Dy ditët memoriale që janë shtuar, nuk përcillen me ditë pushimi

Politikë

Zëdhënësi i qeverisë: Dy ditët memoriale që janë shtuar, nuk përcillen me ditë pushimi

news image

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë sqarim për  dy ditët memoriale që janë propozuar të shtohen në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Dita Memoriale e komunitetit egjiptian dhe Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës nuk janë festa zyrtare dhe ato nuk përcjellen me ditë pushimi, ka thënë Kryeziu.

“Pra është fjala për propozime për ditë memoriale, e jo festa zyrtare. Siç e dini, për dallim nga festat zyrtare, ditët memoriale nuk përcjellën me ditë pushimi por vetëm shënohen me aktivitete përkatëse. Propozimet janë proceduar në Kuvend dhe vendimi përfundimtar në lidhje me to u takon deputetëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë. /GazetaSinjali/