image Zëdhënësi i PDK-së për Osmanin e Kurtin në Gërmi: Me xhipa e truproje, në ditë pune bëjnë piknik

Politikë

Zëdhënësi i PDK-së për Osmanin e Kurtin në Gërmi: Me xhipa e truproje, në ditë pune bëjnë piknik

news image

Avni Bytyçi, zëdhënës në Partinë Demokratike, ka reaguar pas qarkullimit të fotografive të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit gjatë ditës në Gërmi. Kurti e Osmani, gjatë ditës kishin vizituar me familjarët e tyre parkun e Gërmisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me GJIPA të ZI, rreth 10 prej tyre, e me truproje për në Gërmi me familje, kuptohet në ditë punë. Ekonomia në greminë, e mbi 10 vdekje mesatarisht në ditë për shkak të pandemisë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gjetën kohën edhe për piknik. Kësaj i them me pas prioritete në jetë. Po e paramendoj histerinë e disave sikur të vepronin të tjerët kështu. Edhe mos të harroj ata nuk kishin të veshur patike!”, shkroi Bytyçi.

Kurti, pasi ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ka shkruar “Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill. Bashkë me Andën e Duan, Vjosën e Prindonin, Lea, Rita dhe unë ia kaluam bukur në parkun Gërmia”. /Gazeta Sinjali/