image Zëdhënësi i MSH-së: Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar me koronavirus

Shëndetësi

Zëdhënësi i MSH-së: Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar me koronavirus

news image

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, bëri thirrje për kujdes nga infektimi me koronavirus dhe bartja e infeksionit te familjarët e moshuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook, ai publikoi një artikull të gazetës “The Wall Street Journal”, në të cilin janë paraqitur statistikat e fundit e valës së re të COVID-19, sipas të cilave, ky virus po prek më shumë gjeneratat e reja, e pastaj po bartet te moshat më të vjetra.

“Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga koronaviusi dhe duke e bartur atë te ata. Vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e ri ( në moshë v.j.) të cilët kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare. Të dhënat e fundit tregojnë që infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të së njëjtës familje”, ka shkruar Hoti, duke cituar një artikull të kësaj gazete./Gazeta Sinjali/