Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka bërë të ditur se nuk janë rritur çmimet e energjisë elektrike në Kosovë.
“Sot në disa portale ka dalë një lajm i pavërtetë se gjoja çmimet e energjisë elektrike janë rritur në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Portalet thirren në raportin e Agjencinë së Statistikave të Kosovës.Çmimet e energjisë elektrike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet. Ju lutem ta korrigjoni këtë lajm të pavërtetë!”, ka shkruar Buzhala.
“Autoriteti për lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rrefullatorit të Energjisë. Ajo nuk ka marrë asnjë vendim për rritje të çmimeve. Ju lutem drejtojuni këtij institucioni, pasi është më kredibili për çmimet e energjisë elektrike”, përfundon njoftimin./Gazeta Sinjali/