Edhe pse nuk mund të ndaloni plakjen, mund të kujdeseni për lëkurën tuaj në mënyrë që ajo të jetë e pastër.
Doktoresha Geetika Mittal ndan këshilla të thjeshta për t’u kujdesur më mirë për lëkurën tuaj.
1.Dietë e shëndetshme për lëkurë të shëndetshme
Dieta juaj luan një rol tejet të rëndësishme në shëndetin tuaj të përgjithshëm si dhe në atë të lëkurës. Duke ngrënë ushqime të shëndetshme, mund të bëni që lëkura juaj të jetë e pastër.
Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në përmirësimin e pamjes së lëkurës tuaj dhe madje edhe në eliminimin e njollave të errëta.
2.Menaxhimi i stresit
Njerëzit përballet çdo ditë me situata të ndryshme, të cilat mund t’u shkaktojnë atyre edhe stres.
Kjo mund të çojë në rritje të niveleve të ankthit, gjë që mund të ndikojnë edhe në gjendjen e lëkurës tuaj.
Sipas një studimi, niveli i lartë i stresit ka lidhje të fortë me shfaqjen e akneve. Mundohuni të çlodheni herë pas here, për shembull të luani me kafshë shtëpiake, të praktikoni meditim, të ujisni bimët tuaja, të luani një lojë, të lexoni një roman ose ndoshta të bëni një sy gjumë për 20 – 30 minuta gjatë ditës, shkruan India.
3.Hidratimi
Sigurohuni që të pini të paktën 8 deri në 10 gota ujë çdo ditë. Sa më shumë ujë që konsumoni, aq më të shëndetshme dhe më të pastër do ta keni lëkurën. Nëse nuk hidratoheni mjaftueshëm, lëkura juaj mund të bëhet më e prekshme ndaj çrregullimeve dhe shfaqja e rrudhave ka gjasa të ndodh shumë më shpejt.
4.Bëhuni më aktiv
Pas çdo ore ecni nga 10 minuta kudo që jeni, madje edhe në shtëpitë tuaja.
Praktikoni një formë stërvitjeje të paktën tri herë në javë, e rëndësishme është të krijosh një rutinë dhe t’i përmbahesh asaj. Sipas një studimi stërvitja fizike është mënyra më e mirë për të pasur lëkurë të shëndetshme dhe të keni sa më pak rrudha.