Modelja shumë e komentuar shqiptare, Oriola Marashi, prej disa ditësh ka nisur pushimet në Barcelonë.
Pamje nga këto pushime nuk ka hezituar t’i publikojë vetë modelja në rrjetet sociale, ku numëron mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Anipse Oriola ka publikuar imazhe nga këto pushime, deri sot nuk dihej se kush po e shoqëronte atë.
Mirëpo gjithçka u zbulua kur këngëtarja gjithashtu e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, publikoi një fotografi nga i njëjti vend.
Oriola dhe Beatrix janë mikesha shumë të mira dhe këtë e tregojnë duke publikuar foto e video herë pas here në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Oriola ka udhëtuar për në Barcelonë për të realizuar edhe një set fotografik./Gazeta Sinjali/