image Fluturakja që ra mbi Kroaci mund të jetë dron i cili përdoret nga Ukraina

Rajon

Fluturakja që ra mbi Kroaci mund të jetë dron i cili përdoret nga Ukraina

news image

Mediat kroate kanë raportuar për një shpërthim të madh ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb dhe ende nuk dihet se a bëhet fjalë për aeroplan apo për dron.

Por Ministria e Brendshme atje ka konfirmuar se është gjetur një fluturake dhe dy parashuta në zonën e gjerë.

Në vendin e ngjarjes raportohet se janë gjetur shenjat e një ylli dhe shkronja cirilike, që është alfabeti i popujve sllav, çfarë janë edhe kroatët, por edhe rusët e ukrainasit, që po zhvillojnë luftë.

Eksperti i aviacionit ushtarak, Tyler Rogoëay ka thënë se ky mund të jetë një dron zbulues “Tu-141”, “Strizh”.

Ai u shpreh se mund të jetë një dron që përdoret nga Ukraina.

“Ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga Ukraina. Besoj se ky është një dron zbulues që duket si një raketë. Duhet të jetë dëmtuar rëndë, ka fluturuar në të gjithë Hungarinë dhe më në fund është rrëzuar në Zagreb”, tha ndër të tjera ai.

/GazetaSinjali/