image Pas kërcënimeve me bomba në Prishtinë e Beograd, tani edhe në Zagreb

Rajon

Pas kërcënimeve me bomba në Prishtinë e Beograd, tani edhe në Zagreb

news image

Një paralajmërim për një mjet të mundshëm shpërthyes në një qendër tregtare në Zagreb, ka alarmuar autoritetet kroate. Policia ka evakuuar qendrën tregtare dhe zonën përreth.

Alarmin e kanë konfirmuar për mediat kroate policia e Zagrebit.

Siç raporton mediumi “24sata“, punonjësit e Avenue Mall, ku është njoftuar se mund të jetë vendosur një mjet shpërthyes, i kanë thënë mediumit se janë evakuuar të gjithë punëtorët dhe njerëzit që ndodheshin brenda.

/GazetaSinjali/