image Kik-boksieri llapjan, Demahmet Sinani zë vendin e parë në Zagreb - VIDEO

Sporte Luftarake

Kik-boksieri llapjan, Demahmet Sinani zë vendin e parë në Zagreb – VIDEO

news image

Kik-boksieri nga Podujeva, Demahmet Sinani, sonte e fitoi çmimin e parë në Zagreb të Kroacisë, në kuadër të garave MMA (Mixed Martial Art) të organizuar nga Fight Nation Championship.

Në finalen kryesore, Armagedon të kategorisë 66 kg, djaloshi llapjan e mundi kroatin Filip Lokas, i cili bën pjesë në grupin e American Top team të Kroacisë.

Demahmet Sinani me këtë fitore i hap rrugë për ndeshjet e radhës si dhe suksesit tij drejt garave në UFC.

Trajneri personal i Sinanit nga klubi i Kick-Boxit “Kroni” në Podujevë, Arian Havolli u shpreh jashtëzakonisht i lumtur me sukseset e Demahmet Sinanit në garat e MMA të FNC Zagreb.

“Është vetëm fillimi” thotë Demahmet Sinani pasi shpallet zyrtarisht fitues i çmimit të parë në Zagreb.”, tha ai.

/GazetaSinjali/