image Zbulohet se a do të vazhdojë Neymar kontratën me PSG-në

Futboll

Zbulohet se a do të vazhdojë Neymar kontratën me PSG-në

news image

Pas Angel Di Marias që rinovoi kontratën me Paris Saint Germain, të njëjtën gjë duket se do ta bëjë edhe lojtari tjetër i këtij ekipi, Neymar Junior, shkruan Sinjali Sport.

Sipas “Le10Sport”, ekipi francez është në bisedime me brazilianin Neymar dhe i ka ofruar kontratë të re katër vjeçare.

Të dy palët janë optimist se marrëveshja mund të arrihet, por duhet ende punë që braziliani të hedh të zezën mbi të bardhë.

Pas Neymar, PSG do të tentojë të rinovojë edhe me Kylian Mbappen, ndërsa tashmë ka rinovuar Angel Di Maria deri në vitin 2022 me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër./Gazeta Sinjali Sport/