image Zbulohet pse e tërhoqi kandidaturën Lutfi Haziri për të parin e LDK-së

Politikë

Zbulohet pse e tërhoqi kandidaturën Lutfi Haziri për të parin e LDK-së

news image

Imet Rrahmani, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur rreth kandidaturës për të parin e LDK-së, ku Lutfi Haziri ka tërhekur kandidaturën e tij.

Rrahmani është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak të disa konsultimeve brenda partisë.

“Kjo çka po ndodh në kuvend është një konsultim i gjatë në mes strukturave të LDK-së dhe kjo nuk do të thotë që Lutfi Haziri nuk do të jetë kandidatë, mirëpo kjo është bërë për shkak të një konsensusi që është arrit brenda partisë”, ka thënë Rrahmani.

Rrahmani është shprehur se “Sot do të del një kryetar i ri dhe një kryesi e re. Unë pres që sot përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës të jetë një fije shprese për qytetarët e Kosovës dhe siç po shoh nga fytyrat e sotme do të ketë një kuvend të qet”.

LDK pritet që sot të zgjedh liderin e partisë, ku kandidatë konsensual është kryetrari aktual, Isa Mustafa.