image Zbulohet problemi i Rashicës dhe Werderit për kontratën e re

Futboll

Sport/ Zbulohet problemi i Rashicës dhe Werderit për kontratën e re

news image

Bisedimet për kontratën e re të Milot Rashicës me klubin e tij aktual Werder Bremen janë ndërprerë për momentin. Sipas tabloideve gjermane Rashica dhe skuadra e tij nuk janë duke u pajtuar për klauzolën e tij.

Sipas tabloidit, drejtori sportiv i Werder Frank Baumann dhe agjenti i Rashicës, Altin Lala nuk janë duke rënë dakord për shumën e klauzolës se lojtarit.

Lala dëshiron që të këtë një klauzolë të largimit e cila duhet të jetë sa më e ulët, në mënyrë që ai të largohet më lehtë në rast se vendos të largohet nga Werder, kurse Bremen kanë për qëllim që të përfitojnë sa më shumë në rast largimit.

“Miloti ndihet mirë në Bremen, është përshtatur mirë dhe ai ende ka një kontratë të gjatë”, tha Lala, por ai shtoi që: “Miloti dëshiron të luajë për një klub që është në Ligën e Kampionëve”.