image Zbulohet portreti i paraardhësit të njerëzve

Modë & Stil

Kuriozitete/ Zbulohet portreti i paraardhësit të njerëzve

news image

Në Etiopi është zbuluar fytyra e plotë që i përket një paraardhësi të hershëm njerëzor, që jetoi 3.8 milionë vjet më parë.

Paraardhësi i përket specieve njerëzore Australopithecus anamensis dhe ngjason me majmunin. Shkencëtarët e kanë quajtur një ikonë të evolucionit njerëzor.

Kafka pritet të hedhë dritë mbi historinë e evolucionit të paraardhësve të njeriut.

Mashkulli, i njohur si MRD, ishte nga një specie e njohur si Australopithecus anamensis që endej në malësitë e Etiopisë miliona vjet më parë.

Ai është paraardhës i “Lucy”, një nga fosilet më të famshme në botë që jetoi në të njëjtën zonë 3.2 milionë vjet më parë.

Çdo gjë për këto specie ishte mister deri në vitin 2016 kur nofulla e sipërme e ekzemplarit u gjet nga një punëtor në rajonin Afar në Etiopi, 55 kilometra larg nga fosili ku u gjet Lucy.

Më vonë gjatë kërkimeve u gjet edhe pjesa tjetër e kafkës.

Me këtë kafkë, shkencëtarët tani mund të identifikojnë tiparet e fytyrës që nuk janë parë kurrë.

Kafka u zbulua në zonën Woranso-Mille të Etiopisë, ku janë zbuluar shumë eshtra të paraardhësve të njerëzve.

230 ekzemplarë janë gjetur aty, shumica të moshës 3.8 dhe 3 milionë vjeçare.