image Gjenden disa eshtra të njeriut në Prishtinë

Kosovë

Policia/ Gjenden disa eshtra të njeriut në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka gjetur disa eshtra të njeriut në Prishtinë në afërsi të vendit ku para disa ditësh është gjetur një kafkë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Stacioni Policor i Prishtinës, i cili ka thënë se afër rrugës “ 1 Tetori” në Prishtinë janë gjetur disa pjesë të skeletit të njeriut në afërsi të vendit ku ditë më parë ishte gjetur një kafkë.

Krasniqi ka thënë se ende nuk dihet nëse janë të të njëjtin person kafka dhe eshtrat e gjetur.

“Afër rrugës “1 Tetori “ në Prishtinë është gjetur një kafkë e njeriut pas një kontrollë të detajuar të Policisë dhe FSK-së kanë gjetur edhe disa pjesë të tjera të një skeleti të personi se a bëhet fjalë për të njëjtin person që është gjetur edhe kafka mbetet ta vërtetojmë pas analizave të mjekësisë ligjore”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Sinjali.

Policia dhe FSK-ja kanë dalur në vend të ngjarjës dhe verifikimi i këyre eshtrave do të bëhet nga mjekësia ligjore. /Gazeta Sinjali/