image Tre trupa me kafka të thyera gjenden në pjesët e çliruara të Khersonit

Botë

Tre trupa me kafka të thyera gjenden në pjesët e çliruara të Khersonit

news image

Trupat e tre civilëve janë gjetur në pjesë të çliruara të rajonit Kherson, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës.

Eshtrat e tre civilëve u gjetën në Beryslav dhe janë dërguar për inspektim të mëtejshëm, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ata thuhet se u gjetën në një bodrum dhe kishin kafka të thyera.

Muajin e kaluar, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 1000 trupa ishin gjetur në territoret e çliruara së fundmi.

/GazetaSinjali/