image Zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e Salih Jakut, shërbeu si bazë e UÇK-së

Kosovë

Zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e Salih Jakut, shërbeu si bazë e UÇK-së

news image

Më shumë se dy dekada më parë, shtëpia e Salih Jakut nga Hasi i Shqipërisë, nuk ishte vetëm e familjarëve Jaku. Ajo po shërbente si bazë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zbuluar sot pllakat përkujtimore të UÇK-së në fshatin Nikoliç të Hasit në Shqipëri. Në këtë pllakë përkujtimore janë të skalitur të gjithë emrat e pjesëtarëve që kanë kaluar në këtë shtëpi.

Kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Has, Xhevdet Thaçi u ka kërkuar falje të gjithë familjarëve të anës së Hasit, që deri më tani, nuk kanë mundur të vënë në pah historinë e vërtetë. Ai tha se nuk do ndalen vetëm me shtëpinë e Jakut, derisa shtoi se kjo shtëpi ka qenë dhe do të jetë pranë Kosovës dhe luftëtarëve të popullit.

OVL-UÇK po ashtu ka ndarë dekorata për familjen e Salih Jakut, shtëpia e të cilëve shërbeu si bazë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. /Gazeta Sinjali/