image Veseli zbulon pllakën përkujtimore të UÇK-së në Bresanë të Sharrit

Kosovë

Veseli zbulon pllakën përkujtimore të UÇK-së në Bresanë të Sharrit

news image

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka zbuluar sot në Bresanë të Sharrit pllakën përkujtimore kushtuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai me këtë rast ka thënë se vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut sa herë që atdheu ishte në rrezik dhe kështu ndodhi edhe në Bresanë të Sharrit 21 vjet më parë.

“Ashtu ishte edhe gjatë luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri. Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve. Pllaka që nderon të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, në Bresanë të Sharrit. Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Kombit”, shkruan Veseli në profilin e tij në Facebook. /Gazeta Sinjali/