Manchester United po planifikon të bëjë një lëvizje interesante gjatë verës në tentim për t’ia ndryshuar mendjen presidentit të Tottenham, Daniel Levy, që ta lë Harry Kane të largohet nga klubi londinez, transmeton Sinjali Sport.
“Djajtë e Kuq” thuhet se po kërkojnë të përfshijë Anthony Martial në marrëveshje për të ndihmuar në financimin e një lëvizjeje për yllin e Tottenham.
Francezi Martial iu bashkua Sevillas në huazim në janar pasi u frustrua me kohën e tij të lojës në Old Trafford, por skuadra spanjolle nuk ka një mundësi për ta blerë atë.
‘ESPN’ pretendon se drejtuesit e Old Trafford po monitorojnë kapitenin e Anglisë, Kane, por që çmimi i tij që tejkalon 100 milionë funte është një pengesë e ‘pakapërcyeshme’.
Por raporti shton se ka shpresë që Martial të lëvizë në veri të Londrës – qoftë në një marrëveshje krejtësisht të veçantë ose si një peshë në një marrëveshje me Kane – që do të ndihmonte në uljen e shpenzimeve financiare.
E njëjta media thotë se Tottenham ka pyetur për disponueshmërinë e Martial në sezonet e fundit, por se preferenca e lojtarit – nëse ai largohet përgjithmonë nga Old Trafford këtë verë – është një lëvizje në Serie A ose për një periudhë tjetër në LaLiga.
Martial – i cili iu bashkua United në vitin 2015 në një transferim 36 milionë funte nga Monaco – ka shënuar një gol në tetë paraqitje si huazim në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan këtë sezon.