image Rangnick: Martial ka shprehur dëshirën për t’u larguar

Futboll

Rangnick: Martial ka shprehur dëshirën për t’u larguar

news image

Anthony Martial ka shprehur dëshirën të largohet nga Manchester United, transmeton Sinjali Sport.

Sulmuesi francez tashmë i ka treguar edhe trajnerit, Ralf Rangnick, se do transferimin te një klub tjetër.

“Anthony dëshiron të largohet. Ai më tha mua se është koha për një ndryshim”, konfirmoi Rangnick për gazetarin e BBC Sport, Simon Stone.

“Aq sa di, nuk ka ndonjë ofertë prej klubeve tjera, megjithatë nëse nuk largohet, ai mund të qëndrojë”, vazhdoi trajneri gjerman.

Martial këtë edicion për djajtë e kuq ka zhvilluar vetëm dhjetë ndeshje, duke luajtur në 359 minuta, ku ka shënuar vetëm një gol, e po ashtu nuk është një nga të dëshiruarit edhe te trajneri i ri. /Gazeta Sinjali Sporti/