image Romano e zyrtarizon transferimin e Martialit te Sevilla - Sinjali

Romano e zyrtarizon transferimin e Martialit te Sevilla

news image

Anthony Martiali është shumë afër transferimit te Sevilla, raporton Sinjali Sport.

Sulmuesi francez ka pranuar t’i bashkohet spanjollëve, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Marrëveshja është kompletuar, ku Sevilla dhe Manchester United kanë arritur në dakord sot në mbrëmje.

Lojtari ka pranuar t’i bashkohet Sevillës, të cilët e kishin prioritet për këtë afat kalimtar.

Klubi nga Andaluzia do t’ia paguajë rrogën deri në korrin, përderisa Martial pritet të fluturojë drejt Spanjës orët në vijim.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin