image Zbulohet një laborator kanabisi në Lushnjë, tre të arrestuar dhe tre të shpallur në kërkim

Shqipëri

Zbulohet një laborator kanabisi në Lushnjë, tre të arrestuar dhe tre të shpallur në kërkim

news image

Policia e Shqipërisë në një aksion ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në laboratorë në Lushnjë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave në Shqipëri në këtë aksion janë arrestuar tre persona, ku dyshohet se pronari dhe organizatori i laboratorit të drogës ishte Ervin Rista, në një godinë karburanti që ishte jashtë përdorimit nga viti 2004.

Po ashtu, bëhet e ditur se 45 vjeçari banues në Tiranë është shpallur në kërkim pasi kishte përshtatur këtë godinë në një laborator për kultivimin e kanabisit nëpërmjet ngrohjes me llamba, ndërkohë që në kërkim janë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Lirim Serdani 54 vjeç dhe Igli Borova 27 vjeç.

Nga ana tjetër, në pranga ka përfunduar vetëm një person, i cili u kap në flagrancë në momentin e operacionit të anti-drogës.

Ndërsa dy punonjësit e OSHEE-së, M. Z., 64 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Gorre do të gjykohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike./Gazeta Sinjali/