image Zbulohet një datë se kur mund të nisë “Big Brother Vip Albania 2”

Bota e Yjeve

Zbulohet një datë se kur mund të nisë “Big Brother Vip Albania 2”

news image

Ndonëse është thënë se do të nisë “shumë shpejt”, deri më tani nuk kishte një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip.”

Por mesa duket Big Brother Vip Albania do të vijë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e Krishtlindjeve.

“Vip Magazine” raporton se konkurrentët e dytë të edicionit më të ndjekur në Shqipëri do të futen në shtëpinë më të famshme mbrëmjen e 24 Dhjetorit.

Shtëpia ku ata do të qëndrojnë do të vijë e rikonceptuar me një ambient ndryshe dhe punimet për produktin final tashmë janë drejt përfundimit.

/GazetaSinjali/