image Mashtrimi me derivate i HIB Petrol dhe dy kompanive të tjera i kushtoi kuletës së shtetit mbi 600 mijë euro

Siguri

Mashtrimi me derivate i HIB Petrol dhe dy kompanive të tjera i kushtoi kuletës së shtetit mbi 600 mijë euro

news image

Rreth 600 mijë euro mashtrime me anë të ikjes së taksave janë zbuluar nga Dogana e Kosovës, në tri kompani të derivateve.

Sipas Doganës, pas inspektimeve që janë bërë janë gjetur dyshime në tregtinë me derivate të naftës, ku janë zbuluar edhe dokumente të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.

Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Po ashtu, Dogana ka bërë të ditur se personat përgjegjës janë arrestuar kurse hetimet për zbardhjen e rrethanave janë duke vazhduar.

/GazetaSinjali/