Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ndodhet në Tiranë.
Kështu ka deklaruar sot këshilltari i tij, Naim Murseli.
“Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë”, tha ai në Klan Kosova.
Përveç kësaj Murseli ka thënë se AKR ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.
“Deri tani nuk kemi marrëveshje për koalicion”, ka thënë ai shkurt.
Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se Pacolli është kthyer në Kosovë me ndihmën e Presidentit Hashim Thaçi.