image I veshur bardhezi, Pogba merr rrugën drejt Torinos me avion privat - VIDEO

Futboll

I veshur bardhezi, Pogba merr rrugën drejt Torinos me avion privat – VIDEO

news image

Paul Pogba pritet në Torino në orët në vijim dhe ka konfirmuar rikthimin e tij në Juventus në Instagram me një mesazh në italisht.

Ylli francez do të kthehet në Allianz Stadium si një transferim i lirë nga Manchester United. Është hera e dytë në karrierën e tij që ylli francez largohet pa para nga Old Trafford për t’iu bashkuar Juventusit.

Sipas Sky Sport Italia, ai do të ulet në aeroportin Caselle të Torinos në orën 16:00 me kohën lokale.

Pogba ka konfirmuar rikthimin e tij në klub me një video në Instagram.

Ai ka veshur një tuta bardh e zi dhe ka përdorur hashtagun #PogAlmostBack.

Ai foli edhe në italisht, duke thënë “Ci vediamo presto” që do të thotë “Shihemi së shpejti”.

Pogba ka të ngjarë t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër në mëngjes.

/GazetaSinjaliSport/