image Zbulohet identiteti i të dyshuarit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Mitrovicë

Siguri

Zbulohet identiteti i të dyshuarit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Mitrovicë

news image

Një aksident i rëndë trafiku la të vdekur një person dje rreth orës 16:00 në fshatin Rekë të Mitrovicës. I ndjeri po drejtonte motoçikletën në momentin që u godit nga vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari është 70-vjeçari, Gani Xhaka.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të pakujdesisë së shoferit të veturës, i cili po lëvizte në rrugën Rajonale Mitrovicë – Bajgorë.

Xhaka që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është dërguar për mbajtje për 48 orë.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës, Nazif Zeneli është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/