image Aksident me fatalitet në Mitrovicë, humb jetën ngasësi i motoçikletës

Siguri

Aksident me fatalitet në Mitrovicë, humb jetën ngasësi i motoçikletës

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, saktësisht në fshatin Rekë, ku si pasojë ka humbur jetën një 67-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën shoferi i motoçikletës.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës.Në aksident janë  përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima N. Z., 67 vjeçar”, tha Zahiti.

/GazetaSinjali/