image Zbulohet identiteti i katër viktimave që ndërruan jetë në aksidentin në Laç

Shqipëri

Zbulohet identiteti i katër viktimave që ndërruan jetë në aksidentin në Laç

news image

Almenia Karaj 16-vjeçe, Shkumbin Brati 20-vjeç, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç, kanë gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur pak minuta pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati., 20 vjeç, dhe Almenia Karaj16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

Gjithashtu, është dëmtuar R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /GazetaSinjali/