image Zbulohet data se kur do të dalë sezoni i katërt i “La Casa De Papel”

Film

Kulturë/ Zbulohet data se kur do të dalë sezoni i katërt i “La Casa De Papel”

news image

“La Casa De Papel” është njëri prej serialeve më të famshme spanjolle.

Seriali pati tri sezone tejet të suksesshme, kështu duke thyer edhe rekorde shikueshmërie në disa vende, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas këtyre sezoneve, “La Casa De Papel” ka gati sezonin e katërt që pritet të lansohet për publikun në janar të 2020.

Këtë e kanë bërë të ditur aktorët e filmit Jesus Colmenar dhe Pedro Alonso, përderisa ishin në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Andaluzi.

Krahas datës për sezonin e katërt ata e konfirmuan se seriali do të ketë edhe sezonin e pestë, por duke mos zbuluar shumë rreth këtyre sezoneve.

Informacionet e tepërta në lidhje me serialin do të na kushtonte neve me jetë”, citohet se ka thënë regjisori i serialit duke bërë shaka./Gazeta Sinjali/