COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Financa/ Zbulohet çmimi i shtatores së Majlinda Kelmendit

news image

Sot u inaugurua shtatorja e kampiones olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi, në qytetin e saj të lindjes, Pejë.

Të gjithë barrën për financimin e shtatores e kishte marrë përsipër Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF). Presidenti i federatës, Marius Vizer, kishte angazhuar artistë të njohur botëror për të punuar një shtatore të bronztë për Majlindën.

Sipas gazetës amerikane “New York Times”, shtatorja e Majlindës ka kushtuar 200 mijë Euro.

Majlinda është sportistja e vetme në Kosovë së cilës i është ndërtuar një shtatore e tillë.

Një prej ideve fillestare ishte që shtatorja të vendosej diku në Prishtinë, por meqë kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, nuk i bëri vend shtatores, ajo u vendos në Pejë.

Majlinda Kelmendi është bindshëm sportistja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave.

Në vitin 2013, ajo qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë −52 kg. Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH-së, Marius Vizer. Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: