Genta Ismajli dhe partneri i saj, Huseyin Usta u bënë prindër për herë të parë, gjatë muajit janar të këtij viti.
Këngëtarja kosovare dhe biznesmeni turk mirëpritën binjakët, një vajzë dhe një djalë.
Tashmë pothuajse pas një muaji, këngëtarja ka zbuluar emrat e tyre, që quhen Ivy Blue dhe Icon.
Madje, ata i kanë hapur edhe llogari personale në Instagram.
Në një postim në lnstagramin e saj, këngëtarja ka paralajmëruar edhe fotografi të tjera të tyre së shpejti.
Gjithashtu, pas një pauze Genta pak javë më parë u rikthye edhe më një projekt të ri muzikor.
Ajo publikoi projektin në bashkëpunim me reperin gjerman, Eko Fresh dhe producentin Phat Crispy.